basketbolli

Njoftim për pjesëmarrësit e Kampit Veror për të Rinj “Prishtina 2014”

  • Njoftim për pjesëmarrësit e Kampit Veror për të Rinj “Prishtina 2014”
9 Korrik 2014

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) njofton të gjithë pjesëmarrësit e Kampit Veror për të Rinj “Prishtina 2014” se vendosja në kamp do të bëhet më 12.07.2014 (e shtunë) deri në ora 12:00 në Qendrën e Studentëve në Prishtinë, më saktësisht grumbullimi do të bëhet në Sallën e Leximit në Konviktin numër III.

Kampi Veror për të Rinj “Prishtina 2014” do të fillojë më 12 korrik dhe do të përfundoj më 19 të po këtij muaji, ndërsa vendosja do të jetë në Qendrën e Studentëve (Konvikti numër III), kurse stërvitjet (2 herë në ditë) do t’i zhvillojmë në ambientet e kësaj qendre, në palestrën “1 Tetori” dhe në palestrën e sporteve të Fakultetit të Shkencave Sportive.

Krahas stërvitjeve të përditshme organizatorët kanë paraparë edhe aktivitete të tjera relaksuese për pjesëmarrësit në mënyrë që fëmijët përveç punës profesionale në ngritjen e kapaciteteve të tyre, do të kënaqen edhe me gjëra të tjera që i bëjnë ata edhe të argëtohen
gjatë zhvillimit të kampit.

Qëllimi kryesor i organizimit të këtij kampi është në rend të parë socializimi i fëmijëve të moshave të ndryshme të të dy gjinive, pastaj rritja e nivelit të punës profesionale tek fëmijët, trajnerët, gjyqtarët, organizatorët, stafi i federatës duke marr parasysh faktin se
kësaj radhe do të kemi edhe ndihmën e instruktorit të FIBA-s të cilët me përvojën dhe dijeninë e tyre pritet të kontribuojnë dukshëm në realizimin e këtyre qëllimeve që ne si federatë ia kemi vënë vetes kur kemi vendosur ta organizojmë një kamp me karakter të tillë.

Ne si FBK ju garantojmë se fëmijët do të jenë nën përkujdesjen e trajnerëve përgjegjës dhe se niveli i sigurisë do të jetë më i larti i mundshmi, duke marr parasysh seriozitetin me të cilin do të punohet në këtë kamp.

Instruktor i FIBA-s në Kamp do të jetë trajneri i mirënjohur slloven, Dejan Mihevc.

Koordinatorët e Kampit: Jeton Nixha dhe Elvira Dushku.

Numrat kontaktues:

049/738-089

049/738-077