Përballja, Bashkimi – Trepça e hap xhiron e XII-të

  • Përballja, Bashkimi – Trepça e hap xhiron e XII-të
4 Dhjetor 2015

Xhiroja e  XII-të në Superligën e Kosovës në basketboll do të nis me ballafaqimin që do të zhvillohet të shtunën me fillim nga ora 19:00 në palestrën e sportit “Sezai Surroi” në Prizren, ku Bashkimi është nikoqir i Trepçës nga Mitrovica.

Ndërkaq të dielën në program është përballja ndërmjet dy ekipeve të kryeqytetit, Sigal Prishtinës dhe Kerasan Prishtinës, e cila do të luhet në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve duke filluar nga ora 18:00. Në anën tjetër Peja të hënën është mysafire e Golden Eagle Yllit. Ky takim do të zhvillohet me fillim nga ora 18:00 në palestrën “13 Qershori” në Therandë.

 

E shtunë

Bashkimi – Trepça 19:00

 

E diel

Sigal Prishtina – Kerasan Prishtina        18:00

 

E hënë

Golden Eagle Ylli – Peja    18:00

Vllaznimi       pushon