basketbolli

Prishtina në Therandë për fitoren e tretë radhazi

  • Prishtina në Therandë për fitoren e tretë radhazi
5 Maj 2015

Ballafaqimi i tretë i gjysmëfinales së “play-off”-it në ETC Superligën e Kosovës ndërmjet Golden Eagle Yllit dhe Sigal Prishtinës do të zhvillohet të mërkurën me fillim nga ora 19:00 në palestrën e sporteve “13 Qershori” në Therandë.

Në ndeshjen e parë të luajtur në Prishtinë patën triumfuar kryeqytetasit me shifrat 108:90, gjë të cilën e bënë edhe në takimin e dytë që është zhvilluar në fundjavën e kaluar në Therandë, por që kësaj radhe shënuan fitore me rezultat 88:81.

Në rast se Prishtina triumfon edhe në ndeshjen e tretë, atëherë do të plasohet në finalen e madhe, ku e pret ballafaqimi me Pejën. Kjo e fundit në gjysmëfinalen tjetër e ka eliminuar Kosova e Re Bashkimin nga Prizreni me rezultatin në seri 3:1.

Sigal Prishtina është kampione në fuqi e elitës së basketbollit kosovar, ndërsa Peja është fituese e Ipko Kupës së Kosovës për edicionin 2014/15.