basketbolli

Samiri, basketbollist i muajit dhjetor

  • Samiri, basketbollist i muajit dhjetor
26 Dhjetor 2013


Duke nisur nga muaji dhjetor 2013, FBK me anë të sponsorit të saj ETC do të shpërndajë edhe çmimin basketbollist i muajit, siç ka paralajmëruar më parë. 

Kështu, pas votimeve të muajit dhjetor me pikë maksimale ka dalë Samir Shaptahovic i Pejës, i cili ka qenë bindshëm në vendim e parë pas votimeve të këtij muaji. 

Samir Shaptahovic do të pranojë shpërblimin që i takon në ndeshjen e parë të stinorit pranveror.