basketbolli

Shtyhen ndeshjet e Sigal Prishtinës ndaj Besës e Kastriotit

  • Shtyhen ndeshjet e Sigal Prishtinës ndaj Besës e Kastriotit
21 Prill 2014

Për shkak të ndeshjeve dhe organizimit të Final Four të Ligës Ballkanike, Komesari i Garave, ka marrë vendim që ndeshjet e Javës XXV dhe Javës XXVI të Sigal Prishtinës të shtyhen për datat 7 maj dhe 9 maj.

Kështu, ndeshja Besa-Sigal Prishtina e paraparë të zhvillohet më 23-24 prill shtyhet për 7 maj, derisa ajo ndërmjet Sigal Prishtina-Kastrioti e paraparë të zhvillohet më 26-27 prill shtyhet për datë 9 maj, ka njoftuar Komesari i Garave sot nëpërmjet një vendimi të lëshuar. 

Vendimin e plotë mund ta shihni këtu.