Shtyhet fillimi i stinorit pranveror në Superligën e Kosovës

  • Shtyhet fillimi i stinorit pranveror në Superligën e Kosovës
9 Janar 2019

Për shkak të kushteve të vështira atmosferike, dhe kërkesave të shumta të klubeve të Superligës së Kosovës, Federata e Basketbollit të Kosovës ka vendosur të shtyjë fillimin e stinorit pranveror për një javë.

Stinori pranveror në Superligën e Kosovës do të filloj më 19 janar 2019 më ndeshjet e xhiros së XV-të, Z Mobile Prishtina - Trepça, Lipjani - Ponte Prizreni, Borea - Rahoveci dhe Bashkimi - Golden Eagle Ylli.