basketbolli

Shtyhet ndeshja Trepca – Sigal Prishtina

  • Shtyhet ndeshja Trepca – Sigal Prishtina
13 Nëntor 2015

Ndeshja e xhiros së IX-të në Superligën e Kosovës në basketboll ndërmjet Trepcës dhe Sigal Prishtinës, e cila ka qenë në program për t’u zhvilluar të dielën në palestrën e sportit në Vushtrri është shtyrë për një tjetër termin.

Vendimi për shtyrjen e ndeshjes është marrë nga Komesari i Garave i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) pas kërkesës së Sigal Prishtinës. Kjo e fundit ka bërë kërkesë për shtyrjen e këtij ballafaqimi për shkak të ngarkesës së madhe që do ta ketë në javën e ardhshme, kur të martën dhe të enjten do t’i luaj dy ndeshje ndërkombëtare.

Skuadrat janë të obliguara që të gjejnë një termin të arsyeshëm për zhvillimin e kësaj ndeshjeje.