Të dielën mbahet seminari i fundit në kuadër të Programit për Edukim dhe Licencim të Trajnerëve

  • Të dielën mbahet seminari i fundit në kuadër të Programit për Edukim dhe Licencim të Trajnerëve
13 Shtator 2017

Bazuar në Rregulloren për Licencimin e Trajnerëve të Basketbollit të Kosovës dhe në pajtueshmëri me „njoftimin për zbatimin e sistemit të edukimit dhe licencimit të trajnerëve të basketbollit për edicionin 2017/2018“, Shoqata e Trajnerëve të Basketbollit të Kosovës (SHTBK) dhe Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) më 17 Shtator do të organizojnë Seminarin, i cili do të mbahet në ditët dhe datat si në vijim:

E diel, 17 Shtator në Qendrën Social-Edukative "Don Bosko" në Prishtinë.

Seminari është obligativ për të gjithë trajnerët që janë pjesë e Programit për Edukim dhe Licencim, duke përfshirë këtu edhe trajnerët e huaj, që tashmë janë angazhuar në klubet kosovare.

Në Seminarin që do të mbahet në këtë fundjavë, pra më 17 Shtator do të ligjerojë, Profesor Ridvan Ekmekçi, ekspert i Shkencave Sociale nga Turqia me temën: “Trajnimi Mental dhe Motivimi në Basketboll”.

Seminari do të mbahet në Qendrën Social-Edukative "Don Bosko" në Prishtinë prej orës 09:30 deri në ora 15:00.

VËREJTJE:

Seminari Vjeshtor 2017 për licencimin e trajnerëve është pjesë integrale e programit edukativ dhe është obligativ për licencimin e trajnerëve të basketbollit të Kosovës. Prandaj, në pajtueshmëri me dispozitat e Rregullores për licencimin e trajnerëve të basketbollit të Kosovës, pjesëmarrja në këtë seminar është obligative për të gjithë trajnerët që do të aplikojnë për t’u pajisur me licencën profesionale të trajnerit për edicionin 2017/2018.