basketbolli

Të dielën, ndeshja e dytë finale

  • Të dielën, ndeshja e dytë finale
3 Maj 2019

Ndeshja e dytë finale e play-offit në Superligën e Kosovës ndërmjet Rahovecit dhe Z Mobile Prishtinës do të zhvillohet të dielën me fillim nga ora 17:00 në palestrën sportive “Mizahir Isma” në Rahovec.

Z Mobile Prishtina aktualisht udhëheq me seri 1:0, pasi në duelin e së enjtes ka triumfuar në kryeqytet me rezultat 101:82.

Kampion do të shpallet skuadra që i shënon tri fitore, derisa kampion në fuqi është Bashkimi.