basketbolli

Trepça – Bashkimi, derbi i xhiros së fundit

  • Trepça – Bashkimi, derbi i xhiros së fundit
12 Prill 2019

Ndeshja ndërmjet AFK Boreas dhe Golden Eagle Yllit do ta hapë xhiron e 28-të të Superligës së Kosovës në basketboll.

Kjo ndeshje zhvillohet të shtunën prej orës 17:00, ndersa me fillim nga ora 19:00 zhvillohet dueli tjetër Z Mobile Prishtina – Ponte Prizreni në kryeqytet.

Derbi i kësaj xhiroje do të zhvillohet të dielen në Mitrovicë, nga ora 17:00, ku Trepça e pret Bashkimin.

Në duelin tjetër, që nis në orën 15:00, Lipjani është nikoqir i Rahovecit.

Pas 27 xhirove të zhvilluara në Superligën e Kosovës, Z Mobile Prishtina vazhdon të kryesoj në renditjen tabelare, pas asnjë humbje dhe me 54 pikë të tubuara, e ndjekur nga Golden Eagle Ylli që ka 19 fitore e 8 humbje dhe 46 pikë, kurse Rahoveci zë pozitën e tretë me 17 fitore e10 humbje dhe me 44 pikë, derisa Bashkimi është i katërti në tabelë me 14 fitore e 13 humbje dhe me 41 pikë.