Treshja e epërme mposht të poshtmen në duelet e mesjavës

  • Treshja e epërme mposht të poshtmen në duelet e mesjavës
25 Prill 2014

Peja, Trepça dhe Bashkimi kanë arritur të shënojnë fitoret e radhës në kuadër të xhiros së XXV të ETC Superligës në basketboll, ndaj kundërshtarëve të tyre.

Peja kaloi lehtë pengesën e RTV 21 duke e mposhtur me 22 pikë epërsi 84-106 ku dyshja Samir Shaptahovic dhe Gerti Shima kanë regjistruar triple-double duke u treguar të pakapshëm për kundërshtarin.

Trepça, në ndeshjen që mund të vlerësohet si derbi i xhiros ka arritur të mposht Dritën e Gjilanit me rezultat 70-59. Dallimi kryesor në ndeshje u krijua në çerek të parë të saj, derisa Drita u mundua mjaft por nuk arriti ta përmbyll epërsinë e mitrovicasve deri në fund.

Ekipi i fundit në tabelën e klasifikimit, Kastrioti, ka treguar lojë burrërore ndaj Bashkimit dhe ka qenë afër t'i mposht prizrenasit për herë të dytë këtë stinor, por këtë nuk e arritën në fund. Bashkimi luajti më mirë në çerekun e fundit duke arritur që të krijojë dallimin dhe të shënojë fitoren e parë në 5 ndeshjet e fundit, 96-110.