basketbolli

Vazhdon rekordi i fitoreve për Z Mobile Prishtinën, mposht edhe Ponte Prizrenin

  • Vazhdon rekordi i fitoreve për Z Mobile Prishtinën, mposht edhe Ponte Prizrenin
13 Prill 2019

Z Mobile Prishtina ka vazdhuar me rekordin e fitoreve ne edicionin e sivjetmë në Superligën e Kosovës në basketboll. 

Skuadra kryeqytetase fitoi si nikoqir i Ponte Prizrenit me rezultat 106:71. 

Fisnik Rugova me 20 dhe Meriton Ismaili me 19 pikë ishin më të dalluarit te Z Mobile Prishtina, ndërsa te Ponte Prizreni më i miri ishte Malcolm Canada me 17 pikë.

Golden Eagle Ylli është treguar skuadër shumë e fortë për Borean, të cilën e ka mposhtur në palestrën “Karagaqi” në Pejë me rezultat 72:143. 

Më i merituari për fitoren e Golden Eagle Yllit ishte Romelo Banks me 23 pikë dhe 10 kërcime . 

Në radhët e skuadrës pejane më i dalluari ishte Ilir Shala me 19 pikë. 

Neser në program janë edhe dy ndeshje, Lipjani - Rahoveci (15:00) dhe Trepça - Bashkimi me fillim nga ora 19:00.