basketbolli

Vendimi mbi shtyerjen e ndeshjes Trepca vs Sigal Prishtina

13 Nëntor 2015

Pas shqyrtimit të kërkesës së KB Sigal Prishtina për shtyerjen e ndeshjes kundër KB Trepça, Komesari i Garave më 13 Nëntor 2015, konform nenit 10 të Propozicioneve të Garave merr këtë

V E N D I M
Që ndeshja kampionale e xhiros së IX-të në mes të KB TREPÇA vs KB SIGAL PRISHTINA e cila është paraparë të zhvillohet në Vushtrri më 15 Nëntor 2015 të shtyhet për një termin tjetër

A r s y e t i m
Klubi Basketbolistik SIGAL PRISHTINA më 13 Nëntor. 2015, ka kërkuar nga Federata e Basketbollit të Kosovës që ndeshja kampionale e xhiros së IX-të në mes të KB TREPÇA vs KB SIGAL PRISHTINA e cila duhet të zhvillohet të dielën më 15 Nëntor 2015. në Vushtrri, të shtyhet për shkak të orarit të ngjeshur gjatë javës së ardhshme e cila duhet të zhvillojë dy ndeshje ndërkombetare, ( te marten dhe te enjten),

Vendimi është marr si ne dispozitiv për shkak të paraqitjes sa më të denjë të KB Sigal Prishtina në ndeshjet ndërkombtare të cilat do t`i zhvillojë gjatë javës së ardhshme , më 18 dhe 20 Nëntor 2015.
Klubet në fjalë obligohen që të gjejnë një termin të arsyeshëm për zhvillimin e kësaj ndeshjeje.
D ë r g u a r,
1 x KB Trepça - Mitrovicë
1 x KB Sigal Prishtina – Prishtinë
1 x Arkivit të FBK-së