Vizita e Sekretarit Gjeneral të Federatës malaziase në FBK

  • Vizita e Sekretarit Gjeneral të Federatës malaziase në FBK
26 Prill 2014

Sot Federatën e Basketbollit të Kosovës e vizitoi Sekretari Gjeneral i Federatës së Basketbollit të Malit të Zi, z. Petar Popovic të cilin e pritën Kreu i Federatës së Basketbollit të Kosovës z.Erolld Belegu, Kryetar i FKB, z. Predrag Despotovic, nënkryetar dhe z. Jeton Nixha, sekretar.

Në këtë takim Kryetari i FBK-së e njoftoi z. Petar Popovic me punën e Federatës së Basketbollit të Kosovës dhe përpjekjet që është duke i bërë Federata për avansimin e basketbollit kosovar duke u nisur nga kategoritë e ulta, të femrave dhe seniorëve.

Njëkohësisht edhe mysafiri i njoftoi nikoqirët me punën të cilën e kanë bërë për me arritë deri në nivelin në të cilin gjindet basketbolli malazias dhe premtoi se do t'i ndihmoj dhe do t'i përgjigjet çdo kërkese të FBK-së si në zhvillimin e ndeshjeve miqësore, me të gjitha kategoritë, ashtu edhe me ndihmën profesisonale për mbajtjen e seminareve për gjyqtarë dhe prezencën e trajnerëve tanë në seminaret të cilat do të mbahen në Malin e Zi.