Helios Suns Domzale në vend të BC Timisoara në FIBA Europe Cup

  • Helios Suns Domzale në vend të BC Timisoara në FIBA Europe Cup
  • Helios Suns Domzale në vend të BC Timisoara në FIBA Europe Cup
29 September 2015

FIBA Evropa nëpërmjet një letre të dërguar nga drejtori i saj ekzekutiv, Kamil Novak në drejtim të federatave pjesëmarrëse me klubet e tyre në FIBA Europe Cup ka njoftuar se BC Timisoara nga Rumania është tërhequr nga pjesëmarrja në FIBA Europe Cup për edicionin 2015/2016. "Në një letër të adresuar tek drejtori ekzekutiv i FIBA Evropës, Kamil Novak, Federata e Basketbollit e Rumanisë ka shpjeguar se për shkak të problemeve financiare, klubi Timisoara nuk do të jetë në gjendje të garojë në këtë ligë. Me tërheqjen e ekipit rumun do të thotë se kjo skuadër duhet të  zëvendësohet nga FIBA Evropa, e cila e ka bërë një gjë të tillë dhe klubi që do të luaj në këtë grup është ai nga Sllovenia, Helios Suns Domzale, i cili është ekipi më i lartë i ranguar në mesin e skuadrave që janë lënë jashtë 56 të tjerave që janë bërë pjesë e Konferencave në muajin gusht të këtij viti. Helios Suns Domzale do të luaj në edicionin e rregullt të FIBA Europe Cup në Grupin I”, thuhet në njoftimin e dërguar nga drejtori ekzekutiv i FIBA Evropës, Kamil Novak.

Duhet theksuar se në edicionin 2015/16 të FIBA Europe Cup do të marr pjesë edhe një skuadër nga Kosova, e ajo është kampionia në fuqi, Sigal Prishtina, e cila do të garoj në Konferencën 2 në Grupin K së bashku me Energia Targu Jiu (Rumani), BC Astana (Kazakistan) dhe AEK Larnaca (Qipro).