INFORMATORI Nr.8 I ETC SUPERLIGA E KOSOVËS

19 November 2014

Në bazë të raporteve të vëzhguesëve nga ndeshjet e Javës së VIII-të të ETC Superligës të zhvilluara më 15/16.Nëntor 2014, Komesari i Garave bënë regjistrimin e ndeshjeve:

SIGAL PRISHTINA - VËLLAZNIMI, 83:76 (23:19; 25:17; 16:14; 19:26)
Gjyqtarët: Faton Kurshumlija, Astrit Kasapolli, Ardian Rrustemi
Vëzhguesi: Ferid Zekolli
Organizimi i ndeshjes: Shumë i mirë
Sjelljet e Skuadrave:
Skuadra <A> korekte dhe sportive
Skuaadra <B> korekte dhe sportive perveç të trajnerit Jeton Nixha I cili ndëshkohet me GT dhe konforme nenit 50.2. dënohet me 75.00€
Sjelljet e shikuesëve: Sportive . Numri i tyre ishte 400.
Reklamat e ETC (sponzoruesit të ligës) dhe IPKO ishin të vendosura


TREPÇA – KASTRIOTI , 98:73 36:11; 17:21; 17:14; 28:27)
Gjyqtarët:Daut Mehmeti, Dren Pudarolli, Egzon Maloku
Vëzhguesi: Alban Lumi
Organizimi i ndeshjes: shumë i mirë
Sjelljet e Skuadrave: Skuadra <A> dhe <B> korekte dhe sportive
Sjelljet e shikuesëve: Për çdo lavdatë . Numri i tyre ishte 200.
Reklamat e ETC (sponzoruesit të ligës) dhe IPKO ishin të vendosura

 

KOSOVA E RE BASHKIMI- GOLDEN EAGLE YLLI, 76:65 (18:16; 19:17; 17:21; 22:11)
Gjyqtarët: Xhelal Mumini, Atdhe Goçaj, Isa Prebreza
Vëzhguesi: Lulzim Maloku
Organizimi i ndeshjes: i mirë
Sjelljet e Skuadrave:
Skuadra <A> korekte dhe sportive
Skuadra <B>Korekte dhe sportive përveç të trajnerit Agron Berisha i cili per shkak të reagimit jo sportive ndëshkohet me GT dhe conform nenit 50.A. dënohet me 150,00€ (GT i dytë).
Sjelljet e shikuesëve: . Gjatë ndeshjes në fushën e lojës janë hedhur shkrepza, dhe conform nenit 49.3. të PG Klubi dënohet me 100,00 €.Numri i tyre ishte 1500.
Nga gjyqtarët e ndeshjes paraqitet BEQIR BERISHA KB.Golden Eagle Ylli(i paraqitur në listen paraqitëse zavendës trajner) për ofendime dhe kërcnimeve të bëra pas mbarimit të ndeshjes . Për këtë konform nenit 50.4. të PG dënohet me 100,00€ dhe një (1) ndeshje ndales të ushtrimit të detyrës.
Reklamat e ETC (sponzoruesit të ligës) dhe IPKO ishin të vendosura


B E S A – P E J A, 79:102 (20:27; 21:27; 17:20; 21:28)
Gjyqtarët: Xhavit Beqiri, Ilhan Xhaka, Artan Gashi
Vëzhguesi: Mehmet Xhemajli
Organizimi i ndeshjes: i mirë
Sjelljet e Skuadrave: Skuadra <A> dhe <B> korekte dhe sportive
Sjelljet e shikuesëve: Sportive . Numri i tyre ishte 500.
Reklamat e ETC (sponzoruesit të ligës) dhe IPKO ishin të vendosura.


V E N D I M
JETON NIXHA, KB Vëllaznimi konform nenit 50.2. dënohet me 75,00€;
AGRON BERISHA, KB Golden Eagle Ylli, konform nenit 50.A (GT-2) I PG dënohet me 150,00€;
BEQIR BERISHA, Golden Eagle Ylli, konform nenit 50.4. të PG dënohet me 100,00€ dhe një(1) ndeshje ndales të ushtrimit të deturës.

VËRREJTJE:
Kërkojë nga Klubet të cilat i zhvillojnë ndeshjet si vendas, që të respektojnë nenin 27.1. Të Propozicioneve të Garave :
“Neni 27.1. Organizatori duhet t`i sigurojë pajisjet e zërimit të cilat përdoren para fillimit dhe gjatë zhvillimit të ndeshjes, për prezentimin oficiel të lojtarëve dhe për dhënien e informative të tjera të ndeshjes”.
Tolerimi sipas këtij neni do të jet vetëm ne rastin kur në Palestër ku zhvillohet ndeshja nuk ka më tepër se 300 shikues.
Njëkohësisht njoftohen klubet të kenë kujdes në angazhimin e lojtarëvë të huaj që i përcaktojnë PG:

“11.7.3. Ekipet kanë të drejtë të regjistrojnë deri në gjashtë lojtarë të huaj njëkohësisht dhe t’i mbajë në listë të lojtarëve (roster).
11.7.4. Për regjistrimin e lojtarit të pestë dhe të gjashtë të huaj, aplikohet tarifa prej 2000€ për lojtar.
11.7.5. Në rast se ekipi ka më shumë se 4 lojtarë të huaj në listën e vet të lojtarëve (roster) duhet të njoftojë me shkrim Komesarin e Garave, më së largu 24 orë para ndeshjes së cilët lojtarë do ti inkuadrojë në ndeshje.

11.7.6 Për regjistrimin e lojtarëve vetëm për gara ndërkombëtare - pa të drejtë loje në garat vendore , aplikohet tarifa prej 300€ për çdo regjistrim.

11.7.7 Ekipet mund t’i bëjnë deri në 8 (tetë) transfere të lojtarëve të huaj gjatë sezonit duke paguar tarifa të rregullta për transfere (100€ gjatë afatit kalimtar, 300€ jashtë afatit kalimtar, 300€ për regjistrim vetëm për gara ndërkombëtare, 2000€ nëse regjistrohet lojtari i pestë ose edhe i gjashtë i huaj në listë të lojtarëve). Pas tejkalimit të numrit 8 (tetë) të transfereve, ekipet paguajnë tarifën prej 600€ për regjistrim, nëse në listë kanë deri në 4 lojtarë të huaj.”

Komesari i Garave,
Bajrush Ademi