Kerasan Prishtina të shtunën nikoqire e Bashkimit

  • Kerasan Prishtina të shtunën nikoqire e Bashkimit
27 November 2015

Kerasan Prishtina të shtunën me fillim nga ora 18:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë është nikoqire e Bashkimit në kuadër të xhiros së XI-të në Superligën e Kosovës në basketboll. Të dielën do të luhet takimi tjetër i kësaj xhiroje, ai ndërmjet Vllaznimit dhe Golden Eagle Yllit nga Theranda. Kjo ndeshje do të zhvillohet duke filluar nga ora 18:00 në palestrën e sporteve “Shani Nushi” në Gjakovë.

Ndërkaq derbi i kësaj xhiroje,s në mes Pejës dhe Sigal Prishtinës është shtyrë për datën 5 dhjetor me marrëveshjen ndërmjet dy skuadrave, për shkak të angazhimeve në garat ndërkombëtare.

 

E shtunë

Kerasan Prishtina – Bashkimi 18:00

E diel

Vllaznimi – Golden Eagle Ylli 18:00

Peja – Sigal Prishtina   5 dhjetor

Trepca pushon