Art Gashi emërohet anëtar i bordit të FBK-së

  • Art Gashi emërohet anëtar i bordit të FBK-së
1 Shtator 2014

Kryetari i FBK-së Erolld Belegu ka emëruar Art gashin si anëtar të bordit të FBK-së, në bazë të të drejtës së tij statutare. Me emërimin e Gashit bordi i FBK-së tani numëron 12 anëtarë, kurse një vend ëhstë vakant dhe do të plotësohet në kuvendin e ardhshëm të punës së FBK-së. “Ju informoj se në bazë të kompetencave të mija statutore, e pas pranimit te ftesës sime, kam emeruar z.Art Gashin, kryetarin e KB Peja, anëtar të ri të bordit të FBK-së.
Besoj se ardhja e Artit në bord do të fuqizojë edhe më shumë punën tonë në zhvillimin e basketbollit në vendin tonë”, thuhet ne deklararën e Presidentit të FBK-së, Erolld belegut me rastin e emërimit të Gashit në bord.
Art Gashi është kryetar i KB Peja që nga viti 2011.