basketbolli

Daut Mehmeti, gjyqtar në FIBA EuroCup Women

  • Daut Mehmeti, gjyqtar në FIBA EuroCup Women
18 Nëntor 2019

Gjyqtari kosovar, Daut Mehmeti është nominuar për të gjykuar në ndeshjen BCF Elfic Fribourg-Liege Panthers në grupet e FIBA EuroCup Women.

Ndeshja do të zhvillohet më 28 nëntor në Fribourg të Zvicrës.

Mehmedi ka gjykuar edhe në ndeshjet e tjera ndërkombëtare, derisa është licencuar nga FIBA.

Përveç tij në këtë edicion edhe disa gjyqtarë tjerë nga Kosova kanë gjykuar në ndeshjet ndërkombëtare.

Kjo vjen falë punës së madhe të Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) me gjyqtarët vendorë, e që është duke u vlerësuar shumë lartë nga FIBA Referee Department.