Dritëro Sefaja: Punoni në shtëpi, ta kalojmë së bashku këtë sfidë

  • Dritëro Sefaja: Punoni në shtëpi, ta kalojmë së bashku këtë sfidë
  • Dritëro Sefaja: Punoni në shtëpi, ta kalojmë së bashku këtë sfidë
  • Dritëro Sefaja: Punoni në shtëpi, ta kalojmë së bashku këtë sfidë
22 Maj 2020

Trajnerët e basketbollit vazhdojnë të japin mesazhe që lojtarët/et të stërvitin në shtëpi dhe të mos ndalen. Sefaja i është bashkuar kampanjës #FIbaBAsket, që është ideuar nga FIBA dhe mbështetet nga Federata e Basketbollit të Kosovës.

Sefaja ju ka drejtuar komunitetit të basketbollit, ku ndër të tjera është shprehur:

“Përshëndetje. Unë jam Dritëro Sefaja, përzgjedhës i Kosovës U16 (M) në basketboll.

Jam i sigurt që situata me pandeminë Covid-19 do të normalizohet shumë shpejt.

Doja të thoja disa fjalë për komunitetin e basketbollit, sidomos për lojtarët e rinj.

Gjithçka në jetë duhet të marrim si sfidë, si mundësi për të bërë diqka më shumë. Duhet të punojmë në shtëpi, të angazhohemi në ndeshje, sepse askush nuk do ta bëjë për ju. Qëndroni në shtëpi dhe qëndroni të sigurtë”, u shpreh Sefaja, me anë të një video mesazhi për faqen zyrtare të FBK-së.