basketbolli

Favoritët nuk lejojnë befasi

  • Favoritët nuk lejojnë befasi
  • Favoritët nuk lejojnë befasi
17 Nëntor 2019

Në xhiron e gjashtë të Superligës së Femrave, favoritët nuk kanë lejuar befasi.

Mabetex Prishtina ka arritur fitoren e pestë radhazi, duke mundur Vëllaznimin me rezultat 94:61 (26:20, 28:16, 25:9, 15:16).

Prishtinaset kanë dominuar nga fillimi deri në fund, duke fituar me meritë, që ishte fitorja e pestë, kurse kanë edhe një humbje nga Bashkimi, kundërshtar me të cilin do të ballafaqohen javën e ardhshme. Ndërkohë, për Vëllaznimin kjo ishte humbja e gjashtë nga gjashtë ndeshje të zhvilluara.

Marigona Rushiti shënoi 27 pikë për Prishtinën, kurse te skuadra kuqezi u dallua Rina Hoda me 31 sosh.

Bashkimi mbetet skuadra e vetme me 100 % fitore. Skuadra prizrenase ka mundur në udhëtim Trepçën me rezultat 32:87 (4:31, 13:14, 8:20, 7:22).

Sihana Ramabaja shënoi 14 pikë për skuadrën vendase, derisa te skuadra mysafire Vlera Vraniqi shënoi 18 dhe Jeta Zeka 16.

Bashkimi ka gjashtë fitore, derisa Trepça ka dy fitore dhe katër humbje.

Në ndeshjen e fundit për këtë xhiro dhe njëkohësisht më dramatikja, Penza ka mundur Kastriotin 70:65 (19:26, 20:13, 15:13, 16:13).

Skuadra ferizajase e nisi shumë mirë ndeshjen, duke fituar çerekun e parë, por më pas në ata tre të ardhshmit, vendaset morën lojë në duar dhe fituan 70:65.

Valbona Bytyqi kishte 29 pikë dhe 16 kërcime për Penzën, kurse Agnesa Rrahmani 33 pikë për Kastriotin.

Penza ka katër fitore dhe dy humbje, kurse Kastrioti një fitore dhe pesë humbje.