FBK përditëson Udhëzuesin për Rikthimin në Fushat e Basketbollit

  • FBK përditëson Udhëzuesin për Rikthimin në Fushat e Basketbollit
9 Qershor 2020

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) më 9 qershor e ka përditësuar Udhëzuesin për Rikthimin në Fushat e Basketbollit pas vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë të datës 08.06.2020.

Për Federatën e Basketbollit të Kosovës prioritet është shëndeti i të gjithë njerëzve që janë pjesë e komunitetit të basketbollit e më gjerë. 

Basketbolli konsiderohet si një ndër sportet me kontaktin më të madh dhe për këtë arsye, FBK ka propozuar një numër masash që do të lejojnë zhvillimin e sportit të sigurt, në rast se klubet vendosin të kthehen në stërvitje duke iu përmbajtur vendimeve dhe instruksioneve të institucioneve tona të datës 08.06.2020.

Andaj pas vendimit të fundit të institucioneve përgjegjëse në vendin tonë dhe duke iu referuar vendimeve dhe instruksioneve të lartpërmendura të këtyre institucioneve, FBK bazuar në praktikat më të mira të Federatave simotra ka propozuar udhëzimet për stërvitje basketbolli në një fushë basketbolli të mbyllur (palestër) dhe që lejohet brenda komunitetit lokal.

Udhëzuesin e përditësuar mund ta gjeni në linkun:

http://basketbolli.com/uploads/docs/udhezuesi_i_perditesuar_per_rikthimin_ne_fushat_e_basketbollit_09062020_9tIyw.pdf

Këto udhëzime mbeten në fuqi deri në njoftimin e radhës nga institucionet e vendit tonë dhe Federata e Basketbollit të Kosovës.

Do të jetë kritike për secilin klub/shkollë të basketbollit që të marrë parasysh këto udhëzime specifike të autoriteteve në vendin tonë dhe duhet të merret parasysh fakti se mund të ketë ndryshime në qytete të ndryshme varësisht se si do të zhvillohet situata me pandeminë COVID-19, por që FBK-ja do të vazhdojë të përditësojë të gjithë anëtarët e saj.