Kamp për gjyqtarët e rinj para fillimit të sezonit

  • Kamp për gjyqtarët e rinj para fillimit të sezonit
28 Gusht 2014

Kamp për gjyqtarët e rinj para fillimit të sezonit

Sot (e enjte) filloi   punën  kampi  i  gjyqtarëve  fillestarë  dhe  perspektivë  i organizuar  nga  FBK-së  në  bashkëpunim  me  SHGJFBK  dhe i  cili  po  mbahet në Prishtinë  nga 28.08. deri  me  31.08.2014 .

Qëllimi  i  këtij  kampi është  avancimi i  gjyqtarëve  të  FBK-së  në  të  gjitha kategoritë. Në kamp  do  të  të  punohet  në  njohjen  e rregullave  të  basketbollit, mekanikën e gjykimit  me  dy  dhe  tre  gjyqtarë, si  dhe   gjyqtarët  do  të  njoftohen  me  ndryshimet  e  rregullave  nga edicioni  2014/15 .

Në kuadër të kampit, që zhvillohet në Qendrën e Studentëve, është paraparë të zhvillohen edhe tetë ndeshje miqësore, që do tu shërbejnë gjyqtarëve të rinj.

Pjesmarës  të  këtij  Kampi  janë  18  gjyqtarë të rinj, kurse  kampi    udhëhiqet nga  Kordinatori  Teknik  Faton  Kurshumlija dhe  asistentët  Daut  Mehmeti  dhe Xhelal  Mumin,  gjyqtarë  të  FBK-së.