Marmarinos ligjëroi para trajnerëve të Kosovës

  • Marmarinos ligjëroi para trajnerëve të Kosovës
15 Qershor 2020

Përzgjedhësi i Kosovës, Christos Marmarinos, të dielën mbrëma ka ligjëruar para trajnerëve të Kosovës, me anë të platformave online.

Tema e ligjërimit ka qenë Sulmi tranzicional dhe Sulmi i Hershëm. Ai ka ligjëruar për rreth 50 minuta, derisa në këtë ligjërim kanë marrë pjesë më shumë se 25 trajnerë vendorë të Kosovës.

Ligjërimi ka qenë shumë i mirëseardhur për trajnerët vendorë, të cilët kanë fituar përvojë nga përzgjedhësi i Kosovës, i cili më herët kishte ligjëruar edhe para gjyqtarëve të Kosovës, për raportin Gjyqtar-Trajner.

Për të gjithë trajnerët të cilët nuk kanë mundur të jenë pjesë e këtij ligjërimi, atyre do tu dërgohet me email, video e ligjëratës nga Shoqata e Trajnerëve të Kosovës.

Marmainos në shkurt është emëruar përzgjedhës i Kosovës dhe në dy ndeshje ka dy fitore, kundër Islandës dhe Luksemburgut.