Numër rekord i ekipeve për TEB ligat

  • Numër rekord i ekipeve për TEB ligat
5 Shtator 2014

Sot në ora 16:00 përfundoi afati i paraqitjes për sezonin 2014/15 për ekipet e gjeneratave të reja. Numri i ekipeve të paraqitura është mbi 50 dhe është më i madhi i viteve të fundit dhe është paralajmërim për edhe një sezon cilësor në garat e këtyre ligave.

Ekipe të juniorëve për këtë sezon kanë paraqitur gjithsejt 11 klube. Ekipe të kadetëve kanë paraqitur gjithsejt 18 klube. Ekipe të pinioerëve kanë paraqitur 15 klube, kurse ekipe për minibasket kanë paraqitur 12 klube.

Ekipe dhe klubet e paraqitura kanë afat deri më 20 shtator në ora 16:00 që të kryejnë obligimet e tyre ndaj FBK-së në mënyrë që të licencohen për ta garuar në sezonin 2014/15. Lista e plotë e ekipeve të paraqitura do të publikohet në ditët e ardhshme.

Siç dihet edhe këtë sezon, partner i FBK-së për ligat e kategorive të reja është banka TEB, që do të mbulojë shpenzimet për persona zyrtarë, fakt ky që kontribuon direkt në rritjen e numrit të ekipeve pjesëmarrëse për këto liga.