Paraqiten Drita dhe Besa

  • Paraqiten Drita dhe Besa
29 Gusht 2014

Këto dy klube dhe të gjitha klubet tjera që marrin pjesë në garat e seniorëve (ETC Superliga, Liga e Parë dhe ETC Liga e Femrave) kanë afat deri më 10 shtator në ora 16:00 që të bëjnë pagesën e borxheve dhe përmbushjen obligimeve financiare nga sezoni i kaluar dhe pagesën e obligimeve për licencim për sezonin 2014/15.

Për regjistrim në FBK, në Ligën e Parë, ka aplikuar klubi KB Sigal Prishtina Kerasan.

FBK në ditët në vazhdim do të shqyrtojë aplikacionet për regjistrim dhe do të vendosë për regjistrimin dhe licencimin e klubeve në bazë të akteve normative në fuqi.

Klubet e kategorive të reja mund të përfitojnë nga afati shtesë për regjistrim deri më 05 shtator, në ora 16:00.

Në FBK sivjet janë paraqitur për garim 8 ekipe në ETC Superligë, 14 ekipe të Ligës së Parë dhe 11 në ETC Ligën e Femrave.