Pezullohen aktivitetet në basketboll

  • Pezullohen aktivitetet në basketboll
13 Mars 2020

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) duke iu referuar Vendimit të Qeverisë së Kosovës të marrë në mbledhjen e sotme, njofton të gjithë anëtarët e saj, klubet e Superligës së Kosovës, Superligës së Femrave, Ligës së Parë të Meshkujve, Ligës së Parë të Femrave, Ligës së Dytë të Meshkujve dhe të gjitha klubet e ligave të kategorive të  reja, se aktivitetet sportive, duke përfshirë këtu ndeshjet e basketbollit, janë pezulluar.

Federata e Basketbollit e Kosovës këshillon të gjithë basketbolldashësit që t’ju përmbahen rregullave të vendimeve të Qeverisë së Kosovës dhe urojmë që të kthehemi sa më shpejtë në terrenet sportive për ti mbushur palestrat tona.

Bashkë do t'ia dalim kësaj beteje.