basketbolli

Prizrenasit vazhdojnë me fitore

  • Prizrenasit vazhdojnë me fitore
15 Nëntor 2019

Bashkimi po vazhdon me formë të mirë në Superligë, derisa ka mundur Trepçën me rezultat 80:65 (16:18, 26:16, 20:17, 18:14) në xhiron e 11-të.

Ndeshja ishte mjaft interesante, ku çereku i parë u takoi mysafirëve 16:18. Sidoqoftë, vendësit u kundërpërgjigjën në periodën e dytë, duke e fituar 26:16. Prizrenasit vazhduan me lojë të mirë edhe në pjesën e dytë, duke e fituar periodën e tretë 20:17 dhe atë të katërt 18:14 për të fituar ndeshjen me reuzltat 80:65.

Terik Bridgeman ishte më i dalluari te Bashkimi me 29 pikë dhe 12 kërcime.

Ndërkohë, te Trepça më i dalluari ishte Besnik Azemi me 25 pikë dhe 12 kërcime.

Bashkimi ka tetë fitore dhe dy humbje, kurse mitrovicasit kanë dy fitore dhe shtatë humbje.