basketbolli

Turne i suksesshëm në Pejë

  • Turne i suksesshëm në Pejë
16 Nëntor 2019

Në Pejë është mbajtur turneu i tretë me radhë për U14 në konkurrencën e femrave.

Turneu është organizuar nga Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK), që po i kushton shumë rëndësi gjeneratave të reja.

Turneu po mbështetet nga Sports Diplomacy nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës nëpërmjet programit "GSMP-Global Sports Mentoning Program”, Ministria për Kulturë, Rini dhe Sport e Kosovës, FIBA Europe dhe nga Korporata “Rugove”.

Ky është turneu i tretë me radhë, pasi suksesshëm ishte organizuar në Ferizaj dhe Prizren.

Në turneun në Pejë janë takuar Peja DT me Junior 06 dhe Kastrioti me Kerasan Prishtinën. Ndeshjet kanë qenë shumë interesante, duke dëshmuar se, lojtaret kanë të ardhme dhe mund të pritet shumë nga to në të ardhmen.

Turneu zhvillohet nën moton e kampanjës së FIBA Europe Girls Program, "Her World, Her Rules" dhe do të vazhdojë edhe në qytetet tjera të Kosovës.

FBK-ja shpreson se, me anë të turneve të tillë do të rritet edhe më shumë interesimi për basketboll dhe të ketë sa më shumë talente për të ardhmen.