basketbolli

Vëllaznimi, i vetmi me 100 % fitore

  • Vëllaznimi, i vetmi me 100 % fitore
17 Nëntor 2019

Derbin e javës në xhiron e pestë të Ligës së Parë e ka fituar Vëllaznimi, që ka triumfuar ndaj AS Prishtinës në udhëtim me rezultat 64:80.

Në fakt, skuadra kuqezi ka dominuar nga fillimi dhe fitoren nuk e rrezikoi për asnjë moment.

Vëllaznimi ka pesë fitore në po aq ndeshje të zhvilluara, duke qenë skuadra e vetme pa humbje në Ligën e Parë, derisa AS Prishtina pësoi humbjen e parë pas tri fitoreve radhazi.

Neë Basket ka regjistruar fitoren e parë pas katër humbjeve radhazi, duke mundur Prishtinën e Re me rezultat 70:55.

Ndërkohë, Prishtina e Re ka dy fitore dhe dy humbje.

Bore aka pësuar humbjen e pestë nga po aq ndeshje të zhvilluara, derisa kësaj radhe është mundur nga Drita me rezultat 67:74. Skuadra gjilanase ka dy fitore dhe dy humbje.

Në ndeshjen e fundit për këtë xhiro, Istogu ka mundur Kerasan Prishtinën me rezultat 84:62. Istogasit kanë tri fitore dhe një humbje, kurse prishtinasit tri fitore dhe dy humbje.