07/05/2024 FBK

Telegram Ngushëllimi për familjen Murati

E nderuar Familja Murati,

 

I dashur komunitet i basketbollit,

 

Me pikëllim të thellë kemi pranuar lajmin për ndarjen nga jeta të ish-basketbollistit të Dritës, Tahir Murati.

Ai ndërroi jetë në moshën 49 vjeçare, duke lënë të pikëlluar jo vetëm familjen dhe miqtë e tij, por tërë komunitetin e basketbollit në vendin tonë.

Komuniteti sportiv i Gjilanit, por edhe basketbolli i Kosovës humbi një person të dashur, punëtor dhe të respektuar.

Me basketboll kishte filluar si fëmijë, duke luajtur fillimisht si juniorë, e më pas senior me Dritën e Gjilanit.

Tahiri pas përfundimit të karrierës si lojtar aktiv, ishte edhe trajner për grupmosha të reja në skuadrën gjilanase.

Për shumë vjet, sa punoi si trajner, ai dha kontribut të çmuar në identifikimin e talenteve dhe edukimin e brezave të rinj.

Në emrin tim personal dhe të Federatës së Basketbollit të Kosovës dua të shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Murati dhe gjithë komunitetin e basketbollit.

 

Me Respekt,

Arben Fetahu,

Kryetar i FBK-së




Lexo dhe:

Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: