25/03/2024 LIGA E PARË E MESHKUJVE

Finalja e parë mes Borës dhe New Basket-it

Sonte (e hënë) zhvillohet ndeshja e parë finale e “Play-off”-it në Ligën e Parë të Meshkujve.

Bora do të ndeshet me New Basket në palestrën “1 Tetori” në Prishtinë.

Skuadra prishtinase nuk ka pësuar asnjë humbje në këtë edicion, ku shënoi 21 fitore në garat e rregullta, derisa në gjysmëfinale të “Play-off”-it eliminoi Vushtrrinë, duke e mundur 132:60 dhe 80:113. Prishtinasit gjithashtu kanë fituar edhe Kupën.

Prizrenasit pas tri ndeshjeve u kualifikuan në finale. Takimin e parë e fituan ndaj Kosovarit të Bardhit të Madh, 85:100, kurse në atë të dytë pësuan 68:92, por në sfidën e tretë dhe vendimtare fituan 78:84.  

Skuadra që shënon dy fitore, shpallet kampion dhe do të luajë edicionin e ardhshëm në Prince Caffe Superligë, derisa finalisti do të luajë me vendin e shtatë të “Play-out”-it për një vend në elitë edicionin e ardhshëm.

Finalja 1

E hënë

19:45 Bora - New Basket




Lexo dhe:

Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: