Prishtina triumfon në Liga Unike Femrat

Prishtina triumfon në Liga Unike Femrat

02/04/2024

Prishtina ka triumfuar në Liga Unike Femrat. Skuadra prishtinase në finale triumfoi ndaj Bashkimit me rezultat 49:92 (16:20, 6:16, 16:19, 11:27).

Prishtinaset e nisën ndeshjen shumë më mirë, duke pasur epërsi deri në 12 pikë, 4:16, por prizrenaset u rikthyen për të afruar rezultatin në 16:20, sa përfundoi çereku i parë. Megjithatë, bardhekaltret ishin shumë më të mira në periudhën e dytë, madje lejuan kampionet e Kosovës të shënojnë vetëm gjashtë pikë për dhjetë minuta, ku pjesa e parë 22:36.

Skuadra prishtinase për një nuancë ishte më e mirë edhe në periodën e tretë, ku shifrat pas 30 minutash ishin 38:55. Në dhjetë minutat e fundit, Prishtina e thelloi më shumë epërsinë për të triumfuar 49:82.

Pas ndeshjes janë nderuar me mirënjohje gjyqtarët e ndeshjes dhe vëzhguesja Edera Alibegaj.

Medaljet e arta dhe të argjendta i kanë ndarë Nënkryetarja e FBK-së, Linda Shala dhe Sekretari i Përgjithshëm i FSHB-së, Franko Bushati.

Çmimin MVP i ka takuar Asianae Johnson që e mbylli ndeshjen me 27 pikë e dhjetë kërcime, çmim që u nda nga Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku dhe Klodeta Krasniqi, Shefe e Kabinetit të Ministrit Hajrulla Çeku.  

Në fund trofeun e kampionit kapitenes Elektra Zykaj ia dorëzoi Arben Fetahu, Kryetar i FBK-së dhe Daulina Osmani, zëvendësministre e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners