03/04/2024 FBK

A dëshironi të dini më shumë rreth “Qeverisjes së Mirë në Sport”

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) vjen me organizimin e një seminari në bashkëpunim me Academy of Leadership Sciences Switzerland (ALSS) me një nga temat më të rëndësishme siç është ajo “Qeverisja e Mirë në Sport”.    

Duke pasur parasysh rëndësinë e temës së seminarit dhe temave të tjera që do të diskutohen, FBK ju bënë thirrje klubeve të basketbollit për pjesëmarrje në këtë seminar.

Fuqizimi i Klubeve të FBK-së është një nga pesë (5) qëllimet e FBK-së në Planin Strategjik 2021-2025, të cilin Federata e Basketbollit të Kosovës e ka hartuar në bashkëpunim me FIBA-n dhe ekspertët e jashtëm të angazhuar nga institucioni më i lartë i basketbollit në botë.

Para përfaqësueseve të klubeve do të ligjërojnë Agim Çitaku, Drejtor i Institutit të Drejtësisë Sportive (ALSS), si dhe Ennio Bovolenta inspektor në UEFA për Etikën dhe Disiplinën.

Krahas ligjëratave në fund përfaqësuesit e klubeve do të certifikohen nga Academy of Leadership Sciences Switzerland.

Së bashku do të punojmë drejt progresit për një qeverisje të mirë në sport, përfshirë këtu FBK-në dhe klubet anëtare të saj.

Mos e humbni këtë mundësi, datat 13 e 14 prill rezervoni për seminarin “Qeverisja e Mirë në Sport”!




Lexo dhe:

Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: