04/04/2024

Faleminderit për super organizimin në Prishtinë

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) falënderon të gjithë pjesëmarrësit dhe kontribuuesit për një super event të Final 4 Liga Unike Femrat.

Falënderim i madh shkon për KBF Prishtinën, që ishte organizatore e këtij turneu. Kryesia dhe stafi i klubit ka bërë çmos që ky event të shkojë sipas planit dhe për këtë i jemi falënderues dhe besojmë që do të organizojmë edhe ngjarje tjera të basketbollit në Kosovë.

Falënderojmë Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), që gjithmonë qëndron afër nesh në organizimet që i kemi dhe që gjithmonë ndihmon në projektet e basketbollit, duke dhënë përkrahje të fuqishme.

Një falënderim special shkon për Federatën e Sportit Shkollor të Kosovës, që me fëmijët kanë krijuar atmosferë të bukur sportive, derisa ndihmë të madhe kanë dhënë koordinatorët e Sport në Shkolla dhe Arsimtarët e Programit.

Ky event do të ishte i pamundur që të organizohet pa Federatën Shqiptare të Basketbollit, si dhe partnerët medialë të FBK-së, Art Motion dhe Kujtesa.

Falënderojmë nga zemra Sponsorin Gjeneral Bankën TEB, Albi Mall, Automita-n, Tre Pharm, Vitaminka dhe Ujë Rugove për ndihmën e tyre.

Gjithashtu falënderojmë të gjitha klubet pjesëmarrëse të Final 4 Liga Unike Femrat, tifozët që krijuan atmosferë të bukur në finale, si dhe të gjithë kontribuuesit e këtij eventi.




Lexo dhe:

Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: