09/05/2024 SUPERLIGA E MESHKUJVE

Darnell Edge vs Alonzo Verge JR

Dueli ndërmjet Trepçës dhe Golden Eagle Yllit do të jetë edhe një sfidë brenda sfidës ndërmjet Darnell Edge dhe Alonzo Verge JR.

Të dy kanë qenë ndër më të mirët për skuadrat e tyre dhe në sfidat finale mbetet të shihet kush do të jetë më i suksesshëm.

Në finale të Ligës Unike, Edge fitoi ‘betejën’, duke u shpallur MVP, madje duke shënuar shtatë pikët e fundit për trofeun e tretë të mitrovicasve pasi kanë fituar Kupën dhe Superkupën.

Alonzo Verge JR kundër Pejës kishte statistika të ‘çmendura’. Madje, në sfidën e dytë kishte 52 pikë, nëntë kërcime e pesë asistime. Në tri ndeshje shënoi nga 32 pikë, derisa në ndeshjen e pestë të serisë gjysmëfinale shënoi 25 pikë.

Edhe ndaj Bashkimit ishte më i miri për Yllin me 26 pikë, shtatë kërcime e 12 asistime në ndeshjen e parë dhe 31 pikë, katër kërcime e tetë asistime në ndeshjen e dytë çerekfinale.  

Edge ka shënuar më pak pikë në gjysmëfinale ndaj Sigal Prishtinës, por ka qenë njëri nga shtyllat kryesore të mitrovicasve këtë edicion. Ai shkëlqeu në gjysmëfinalen e dytë, me katër pikët vendimtare në fund (85:86) në kryeqytet.

Danell Edge kundër Sigal Prishtinës

12 pikë, 2 kërcime, 8 asistime

28 pikë, 4 kërcime, 8 asistime

15 pikë, 2 kërcime, 4 asistime

Alonzo Verge JR kundër Pejës

32 pikë, 5 kërcime, 4 asistime

52 pikë, 9 kërcime, 5 asistime

32 pikë, 3 kërcime, 8 asistime

32 pikë, 10 kërcime, 12 asistime

25 pikë, 7 kërcime, 7 asistime

Alonzo Verge JR kundër Bashkimit

26 pikë, 7 kërcime, 12 asistime

31 pikë, 4 kërcime, 8 asistime




Lexo dhe:

Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: