Mbahet “Mamba Celebrity Game”

Mbahet “Mamba Celebrity Game”

25/08/2024

Në fushën e basketit në Pishinën e Gërmisë për herë të tretë është mbajtur “Mamba Celebrity Game”.

Ky event mbahet në nderim të legjendës së basketbollit Kobe Bryant, i cili ndërroi jetë më 2020.

Eventi është organizuar nga Ndërmarrja e Komunës së Prishtinës për Sport Marketing dhe Klubit 3x3 Prishtina në mbështetje të Federatës së Basketbollit të Kosovës.

Në këtë ndeshje kanë luajtur legjenda të basketbollit dhe artit, duke bashkuar basketbollin me art për të dhuruar spektakël për të pranishmit.

Spektakël u zhvillua edhe në fushë, ku ndeshja shkoi në vazhdime, edhe pse rezultati ishte në plan të dytë.

Ngjarja u përcjell nga një numër i konsiderueshëm i tifozëve që u ndanë të kënaqur me ndeshjen e zhvilluar, ashtu si edhe lojtarët/et në fushë.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners