Konkurs: Koordinator i Programit Afatgjatë për zhvillimin e basketbollit në Kosovë

Konkurs: Koordinator i Programit Afatgjatë për zhvillimin e basketbollit në Kosovë

16/09/2024

Titulli i pozitës

Koordinator i Programit Afatgjatë për zhvillimin e basketbollit në Kosovë

Përshkrimi i përgjithshëm i punës:

Koordinatori i Përgjithshëm do të jetë përgjegjës për menaxhimin dhe monitorimin e të gjitha aspekteve të Programit Afatgjatë për zhvillimin e basketbollit në Kosovë për periudhën 2024-2029.

Ky program do të realizohet nga Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) në bashkëpunim me Ministrinë për Kulturë, Rini dhe Sport, si dhe grupe të tjera të interesit.  

Ai/Ajo do të sigurojë që të Katër Shtyllat e programit (Edukimi i Trajnerëve, Zhvillimi i Basketbollit 3x3, Zhvillimi i Infrastrukturës dhe Zhvillimi i Basketbollit Bazë) të zbatohen në përputhje me qëllimet dhe afatet e përcaktuara.

 Detyrat dhe Përgjegjësitë

Menaxhimi i programit

  • Koordinimi i aktiviteteve në të katër shtyllat e programit.
  • Hartimi dhe zbatimi i planeve strategjike për secilën shtyllë.
  • Sigurimi i bashkëpunimit efektiv ndërmjet mbikëqyrësve të shtyllave dhe partnerëve të jashtëm.

Monitorimi dhe raportimi

  • Mbikëqyrja e progresit të programit.
  • Vlerësimi i zbatimit të objektivave afatshkurtra dhe afatgjata të programit.
  • I raporton në baza ditore/javore Drejtorit të Programeve dhe Projekteve Zhvillimore në FBK, kurse do ti raportoj për programin në baza mujore Bordit të FBK-së, nëpërmjet Sekretares së Përgjithshme.

Buxhetimi dhe planifikimi financiar

  • Menaxhimi i buxhetit të programit në koordinim me Drejtorin e Programeve dhe Projekteve Zhvillimore në FBK dhe me ekipin financiar të FBK-së.
  • Sigurimi që çdo shtyllë e programit të zbatohet në mënyrë efikase dhe brenda kufijve të buxhetit të miratuar.

Komunikimi dhe bashkëpunimi

  • Komunikimi i rregullt me MKRS, klubet e basketbollit, trajnerët dhe grupet e tjera të interesit për ecurinë e programit.
  • Organizimi i takimeve të rregullta me mbikëqyrësit e shtyllave për të siguruar përparim të qëndrueshëm.

Sigurimi i cilësisë

  • Sigurimi i cilësisë dhe efikasitetit në zbatimin e çdo aspekti të programit.

Kualifikimet e kërkuara

  • Diplomë Universitare në Menaxhim Sportiv, Administratë Publike, ose fusha të ngjashme.
  • Eksperiencë e mëparshme në menaxhim të programeve sportive, preferohet në basketboll.
  • Aftësi të shkëlqyera organizative dhe aftësi për të menaxhuar projekte të mëdha.
  • Njohuri për zhvillimin e sportit në nivel lokal dhe ndërkombëtar.
  • Aftësi të forta komunikimi dhe koordinimi.
  • Aftësi në përdorimin e softuerëve të menaxhimit të projekteve dhe të buxhetit.

Të gjithë ata/o që posedojnë aftësitë dhe kualifikimet e kërkuara më lartë, si dhe dëshirojnë të bëhen pjesë e ekipit të Federatës së Basketbollit të Kosovës janë të mirëpritur të aplikojnë deri në 20.09.2024 duke dërguar CV-në dhe një letër motivuese në adresën: sekretari@basketbolli.com me titullin Koordinatori i Përgjithshëm i Programit Afatgjatë për zhvillimin e basketbollit në Kosovë.

Kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të ftohen për intervistë nëpërmjet telefonit.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners