Bashkimi triumfon për Superkupë

Bashkimi triumfon për Superkupë

04/10/2024

Bashkimi ka fituar Superkupën e Kosovës në basketboll. Prizrenaset arritën të përsëritin suksesin e edicionit të kaluar, ku në finale shënuan fitore ndaj Peja 03 me shifrat 68:49 (15:11, 16:10, 18:14, 19:14).

Prizrenaset ishin më të mira në pjesën e parë, duke e fituar çerekun e parë 15:11, derisa të dytin 16:10, për të shkuar në pushim me dhjetë pikë dallim, 31:21.

Vashat nga Prizreni ruajtën epërsinë edhe në pjesën e dytë, për të triumfuar në fund 68:49.

Trofeun për kapitenen e Bashkimit, Aulona Muhadri e ka ndarë Fatmir Gashi, nënkryetar i Federatës së Basketbollit të Kosovës.

MVP e Superkupës së Femrave është shpallur Caterrion Thompson, e cila mbylli ndeshjen me 29 pikë dhe shtatë kërcime, derisa çmimin e ka ndarë Adriatik Rraci, Zëvendës Sekretar i Përgjithshëm i FBK-së.

Adriatik Rraci dhe Komesari i Garave në FBK, Faton Kurshumlija kanë ndarë medaljet e arta për Bashkimin, derisa të argjendtat, Xhenet Syka, Drejtoreshë për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Pejës dhe Valbona Bytyqi, ish-basketbolliste e Penzës dhe Kosovës.

Çmimin për organizatorin e ka ndarë Artina Hasani, Menaxhere për Evente dhe Basketbollin 3x3 në FBK, çmim të cilin e pranoi Erina Berisha nga KB Peja 03.  

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners