Prishtina shënon fitore të rëndësishme ndaj Trepçës 

Prishtina shënon fitore të rëndësishme ndaj Trepçës 

04/11/2024


Në kuadër të Superligës për Femra, Prishtina arriti një fitore të rëndësishme ndaj Trepçës me rezultat 79:75 (23:18, 14:19, 19:21, 23:17) në xhiron e katërt.

Ndeshja filloi me një ritëm shumë të lartë, me skuadrat që ishin të barabarta gjatë pjesës së parë, duke dhuruar një spektakël të vërtetë. Secili çerek kishte emocione të veçanta, megjithatë, edhe pse vajzat nga Trepça luftuan deri në fund, nuk arritën të shënonin fitoren e parë pasi prishtinaset treguan performancë më të mirë.

Në këtë përballje, përfaqësueset më të dalluara te vendaset ishin Alaina Rice me 29 pikë, 14 kërcime dhe 7 asistime, si dhe Jayla Johnson me 31 pikë dhe 8 kërcime, ndërsa te mysafirët më e dalluara ishte Vivian Woo me 28 pikë, 8 kërcime dhe 6 asistime.

Pas katër xhirove, Prishtina ka shënuar dy fitore dhe dy humbje, ndërsa Trepça mbetet ende pa asnjë fitore, me katër humbje.


Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners