MHP RIESEN Ludwigsburg, i fortë për Trepçën

MHP RIESEN Ludwigsburg, i fortë për Trepçën

05/11/2024

Kampionia e Kosovës, Trepça ka pësuar nga MHP RIESEN Ludëigsburg me rezultat 87:54 (15:11, 25:13, 25:16, 22:14).

Takimi u zhvillua në kuadër të javës së pestë të grupeve në FIBA Europe Cup.

Mitrovicasit e nisën ndeshjen më mirë ndeshjen me një seri 0:6, të përkrahur edhe nga tifozët shqiptarë në Gjermani, por më pas skuadra gjermane e mori lojën në duar dhe e kontrolloi deri në fund, për të triumfuar 87:54.

Për Trepçën u dalluan Larry Thomas me 21 pikë dhe Mikaile Tmusiq me 14.

Mitrovicasit kanë pesë humbje në pesë ndeshje të zhvilluara.

Takimin e fundit, Trepça e zhvillon ndaj Caledonia më 13 nëntor.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners