Kuqezinjtë triumfojnë ndaj Yllit

Kuqezinjtë triumfojnë ndaj Yllit

22/12/2024

Vëllaznimi shënoi fitore shumë të rëndësishme në udhëtim ndaj Golden Eagle Yllit me shifrat 48:60 (13:18, 13:18, 14:11, 8:13), në javën e 13-të të ProCredit Superligës.

Skuadra mysafire e nisi ndeshjen më mirë, duke e fituar çerekun e parë 13:18, derisa lojë e ngjashme u zhvillua edhe në periudhën e dytë, që përfundoi me rezultat identik si i pari 13:18, për të shkuar në pushim me rezultat 26:36.

Vendasit për një nuancë ishin më të mirë në periudhën e tretë, 14:11, por kuqezinjtë u kundërpërgjigjën në dhjetë minutat e fundit, për të fituar 48:60.

William Tavares ishte më i dalluari te vendasit me 17 pikë, derisa Jericole Hellems te mysafirët me 16 pikë e 11 kërcime.

Golden Eagle Ylli ka shtatë fitore e gjashtë humbje, ndërsa Vëllaznimi gjashtë fitore e gjashtë humbje.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners