Dramë deri në fund, bardhekaltrit triumfojnë ndaj Borës

Dramë deri në fund, bardhekaltrit triumfojnë ndaj Borës

12/01/2025

Në një ndeshje me shumë emocione e dramë deri në fund, Sigal Prishtina arriti fitore ndaj Borës me rezultat 86:83 (24:19, 18:22, 23:22, 21:20), në javën e 16-të të ProCredit Superligës.

Në çerekun e parë, Bora kishte epërsi të lehtë, 2:7, por bardhekaltrit u rikthyen shpejt, për të fituar këtë pjesë 24:19. Vendasit vazhduan me lojë të mirë për të thelluar epërsinë në 35:24, por mysafirët u rikthyen shpejt, për të përmbysur shifrat në 39:41, derisa pjesa e parë u mbyll 42:41.

Në periodën e tretë u zhvillua tërësisht lojë e barabartë, 23:22, ku shifrat në semafor pas 30 minutash ishin 65:63. Në dhjetë minutat e fundit u zhvillua dramë deri në sekondat e fundit. Prishtina kishte epërsi 75:65, por Bora nuk u dorëzua dhe riktheu epërsinë në të mirë të saj, 78:81, duke bërë që fituesi të vendosej në fund. Bora ishte duke fituar 80:83, por në momentet vendimtare, Sigal Prishtina ishte më e vëmendshme, me gjashtë pikë radhazi për fitoren 86:83.

Te vendasit u dalluan Ricky Tarrant me 25 pikë e pesë asistime dhe Rashid Mahalbashiq me 22 pikë e shtatë kërcime, ndërsa te mysafirët u dalluan Desmond Cambridge Jr me 26 pikë, shtatë kërcime e shtatë asistime dhe Adem Mekiq me 17 pikë e tetë kërcime.

Sigal Prishtina ka tetë fitore e tetë humbje, ndërsa Bora pesë fitore e 11 humbje.

Supported by

Official General Sponsor of the Kosovo National Teams

Official General Sponsor of the Men's Superliga

Official Statistics Sponsor

Golden Sponsors

Silver Sponsors

Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation

Youth Basketball Supporters