Dritëro Sefaja, Kryetar i Shoqatës së Trajnerëve të Basketbollit të Kosovës

Dritëro Sefaja, Kryetar i Shoqatës së Trajnerëve të Basketbollit të Kosovës

28/01/2025

Në Zyrat e Federatës së Basketbollit të Kosovës është mbajtur Kuvendi Zgjedhor i Shoqatës së Trajnerëve të Basketbollit të Kosovës.

Në Kuvendin Zgjedhor kanë marrë pjesë 30 delegatë nga 42 sa janë në përgjithësi delegatë.  

Me 30 vota pro, Dritëro Sefaja është zgjidhur Kryetar i Shoqatës së Trajnerëve të Basketbollit të Kosovës.

Sefaja pasi është zgjidhur kryetar, është zotuar se, do të punojë për interesat e trajnerëve të basketbollit në Kosovë.

Ai ka marrë përkrahjen nga FBK që të punojnë bashkërisht për interesant në zhvillimin e lojtarëve dhe trajnerëve në vendin tonë.

Kuvendi e udhëhoqi Bujar Loci, si trajneri më i vjetër aktualisht nga të pranishmit.

Ndërkohë, janë zgjidhur edhe Anëtarët e Bordit të Shoqatës: Bujar Loci, Melda Baliqi, Brahim Veseli, Era Shatri, Laureat Ibrahimi dhe Dorant Hana.

Në Këshillin Mbikëqyrës të Shoqatës janë: Esat Muharremi, Dren Marseli dhe Hekuran Binxhija.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners