Superfinalja e ProCredit Kupës

Superfinalja e ProCredit Kupës

05/02/2025

Finalja e ProCredit Kupës së Kosovës pritet të dhurojë spektakël të madh të basketbollit.

Trepça dhe Bashkimi pas një rrugëtimi jo të lehtë do të luftojnë për trofeun e çmuar të basketbollit të Kosovës.

Mitrovicasit synojnë të fitojnë Kupën për herë të katërt radhazi, derisa prizrenasit për herë të parë pas vitit 2001.

Ndeshja do të zhvillohet në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, më 12 shkurt, nga ora 19:00 dhe transmetohet ekskluzivisht në Art Motion/Kujtesa.

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) është duke bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme, që kjo finale të jetë spektakël i basketbollit.

FBK po ashtu është duke bashkëpunuar ngushtë me Policinë e Kosovës, dy klubet Trepçën dhe Bashkimin, si dhe të gjitha Grupet e Interesit që organizimi të jetë sa më i mirë i mundshëm.

FBK po ashtu bën thirrje te tifozët të respektojnë rregullat e të mos ketë incidente dhe kjo finale të shkojë në mënyrën më të mirë të mundshme. 

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners