Kosova para ndeshjes vendimtare

Kosova para ndeshjes vendimtare

23/02/2025

Kosova sonte përballet me Zvicrën në ndeshjen vendimtare.

Dardanët kanë nevojë për përkrahjen e tifozëve në këtë sfidë shumë të rëndësishme.

Dardanët kanë dy fitore e tri humbje, derisa Zvicra me pesë fitore, ka siguruar kualifikimin.

Vetëm vendi i dytë më i mirë nga tri grupet kualifikuese siguron biletën për fazën e ardhshme.

Ndeshja i takon Grupit A të parakualifikimeve evropiane për FIBA Kupën e Botës 2027.

Në takimin e fundit, Zvicra fitoi 75:43, por në dy takimet e kaluara, Dardanët triumfuan ndaj helvetikëve 76:49 dhe 72:76.

Kosova si vendas ka fituar ndaj Irlandës 83:76 dhe Azerbajxhanit 81:79.

Biletat kanë dalur në shitje te New Born para Pallatit të Rinisë dhe Sportit në Prishtinë dhe kushtojnë 4 Euro.

Ndeshja zhvillohet nga ora 19:30 dhe transmetohet ekskluzivisht në Art Motion.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners