Kampionet vazhdojnë me fitore

Kampionet vazhdojnë me fitore

28/02/2025



Bashkimi ka vazhduar me fitore, duke mposhtur Penzën në “Sezai Surroi” me shifrat 82:70 (29:14, 16:16, 21:12, 16:28) në javën e 14-t të Superliga Femrat.

Sfida nisi me dominimin e vendaseve që mbyllën çerekun e parë 29:14 për të vazhduar në një pjesë të dytë të barabartë 16:16, derisa pjesa e parë u mbyll 45:30.

Dhjetëminutëshi i tretë ishte vendimtar, ku prizrenaset thelluan epërsinë 21:12, kurse perioda e fundit ishte më e mirë për Penzën 16:28, por që nuk ia arritën të mposhtin kampionet, që fituan në fund 82:70.

Më e mira te vendaset ishte Aulona Muhadri me 12 pikë, 15 kërcime, tri asistime, ndërsa te mysafiret ishte Nicole Terry me 30 pikë, 11 kërcime dhe tri asistime.

Bashkimi ka 13-të fitore dhe një humbje, ndërsa Penza ka shtatë fitore dhe shtatë humbje.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners