Mbahet Festivali i Minibasketbollit, ku bashkohen qindra fëmijë

Mbahet Festivali i Minibasketbollit, ku bashkohen qindra fëmijë

02/03/2025

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ka organizuar Festivalin e Minibasketbollit.

Festivali është organizuar të shtunën në sallën “ProBasket”, Dardani në Prishtinë, ku kanë marrë pjesë rreth 100 fëmijë.

Në këtë Festival kanë marrë pjesë vajza dhe djem nga e gjithë Kosova, ku janë stërvitur dhe kanë luajtur ndeshje, si dhe janë argëtuar së bashku.

Për rreth 3 orë, fëmijët kanë pasur mundësi të argëtohen e të luajnë, derisa shpresojnë se një ditë do të jenë pjesë e rëndësishme në basketbollin e Kosovës.

Festivali i Minibasketbollit zhvillohet në kuadër të Projektit të FIBA-s, i përkrahur nga FIBA Foundation “Basketball for Good”.

Minibasketbolli është në kuadër të Planit Strategjik të Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), që synon masivizimin e basketbollit, sidomos te grupmoshat e reja, që FBK i ka dhënë rëndësi të madhe me projekte të ndryshme.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners