Kosova, në turneun e FIBA YDF-së në Bullgari

Kosova, në turneun e FIBA YDF-së në Bullgari

21/03/2025

Kosova do të marrë pjesë në turneun e FIBA YDF-së për grupmoshat U14 në të dyja konkurrencat. Programi, i cili është i mbështetur nga FIBA, këtë herë do të zhvillohet në Bullgari nga 25 marsi deri më 30 mars.

Në këtë turne do të marrin pjesë Kosova, Bullgaria, Turqia dhe Maqedonia  Veriore në të dyja konkurrencat. Para udhëtimit në Bullgari, janë përzgjedhur 12 lojtarët/et që do të përfaqësojnë Kosovën në këtë turne të FIBA-s nga trajnerët Driton Obërtinca te meshkujt dhe Hasan Bytyqi te femrat.

FBK dhe FIBA YDF kanë bashkëpunim që nga viti 2016, bashkëpunim ky që ka ndihmuar në zbulimin e talenteve të rinj, edukimin e trajnerëve dhe ngritjen profesionale të lojtarëve.

Orari i ndeshjeve

 27 mars


18:00 |  Rumani - Kosova  (femrat)
20:00 |  Rumani - Kosova  (meshkujt)


28 mars

14:00 | Turqia - Kosova (femrat)

16:00 | Turqia - Kosova (meshkujt)

29 mars

14:00 | Kosova - Maqedonia  Veriore (femrat)

16:00 | Kosova - Maqedonia  Veriore (meshkujt)

30 mars

13:00 | Bullgaria - Kosova (femrat)

15:00 | Bullgaria - Kosova (meshkujt)

12-shja e femrave:

Rea Bajrami

Anisa Pulaj

Anisa Morina

Gjesika Berisha

Uerda Berisha

Sara Rexhaj

Dea Mullaliu

Etna Foniqi

Dea Uka

Ela Rashiti

Dua Rasimi

Melina Latifaj

Trajner: Hasan Bytyqi

12-shja e meshkujve:

Rilind Morina

Triumf Gjikokaj

Orges Bilalli

Edonis Krasniqi

Diar Bajgora

 Van Rudi

Almuid Selmani

Lorik Oruqi

Aris Tusuni

Dreni Pira

Edi Huskić

Jani Muriqi

Trajner: Driton Obërtinca

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners