Federata e Basketbollit të Kosovës hap konkurs

Federata e Basketbollit të Kosovës hap konkurs

02/04/2025

Federata e Basketbollit të Kosovës hap konkurs:

Titulli i vendit të punës:  Zyrtar/e për Financa në Departamentin e Financave

Orari i punës: 40 orë në javë (Orar i plotë)

Kohëzgjatja e kontratës: 6 muaj me mundësi vazhdimi

Lokacioni: Prishtinë

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Zyrtari/ja për Financa në Departamentin e Financave është përgjegjës për “shëndetin” financiar të FBK-së’’;
  • Asiston Menaxherin e Financave në mbledhjen, përgatitjen dhe interpretimin e raporteve, buxheteve, llogarive, komenteve dhe pasqyrave financiare;
  • Asiston Menaxherin e Financave për përgatitjen e raporteve javore, mujore, vjetore, për Kryetarin dhe Sekretarin e Përgjithshëm të FBK-së;
  • Përgatit fatura në emër të FBK-së;
  • Asiston Menaxherin e Financave në kontrollimin e të ardhurave, rrjedhës së parasë, keshit dhe shpenzimeve të FBK-së;
  • Zhvillon dhe menaxhon sistemet/modelet e brendshme financiare;
  • Asiston Menaxherin e Financave në përgatitjen e listave të pagave për stafin e zyrës ekzekutive, si dhe për gjyqtarët/vëzhguesit, si dhe për stafin shtesë të FBK-së;
  • Merr pjesë në stafin organizativ në të gjitha aktivitetet e federatës, si organizimi i Kuvendit të FBK-së, Kupës së Kosovës, kampeve, turneve, seminareve, klinikave dhe organizimeve për Përfaqësuesen A dhe Përfaqësueset e Reja të Kosovës;
  • Asiston Menaxherin e Financave në mbylljen e projekteve për MKRS, KOK, KON, FIBA, Ambasada të huaja që veprojnë në Kosovë;
  • Punë tjera të deleguara ndërkohë nga Menaxher i Financave;
  • I raport direkt Menaxherit të Financave dhe Sekretarit të Përgjithshëm të FBK-së, që është përgjegjës/e për zyrën ekzekutive të FBK-së;

Kualifikimet:

  • I/e diplomuar në drejtimin Financa dhe Kontabilitet;
  • Njohuri të shkëlqyeshme të punës me kompjuter;
  • Aftësi shumë të mira në përdorimin e MS Office (veçanërisht Excel dhe Word);
  • Të ketë njohuri të gjuhës angleze;
  • Aftësi të avancuara te komunikimit verbal dhe përmes e-mailit;
  • Aftësi analitike në punë;
  • Të jetë i/e gatshme për të përvetësuar vazhdimisht njohuri e shkathtësi të reja në punë;
  • Të jetë i/e aftë të punojë në grup dhe punë individuale;
  • Përvoja e punës është përparësi;

Të gjithë ata që posedojnë aftësitë dhe kualifikimet e kërkuara më lart, si dhe dëshirojnë të bëhen pjesë e ekipit të Federatës së Basketbollit të Kosovës janë të mirëpritur të aplikojnë deri në 7.4.2025 duke dërguar CV-në federata@basketbolli.com me titullin “Aplikimi për Zyrtar/e për Financa në Departamentin e Financave”.

Kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të ftohen për intervistë nëpërmjet telefonit.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners